Sport

Messi rikthehet në “tokën e minuar”, të hënën nis stërvitjen me Barcelonën

6 Shtator 2020, 11:36 Nga DOSJA
Messi rikthehet në “tokën e minuar”, të

BARCELONË- Ditën e hënë, Messi do të rikthehet te Barcelona për të filluar seancën stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri Ronald Koeman. Mardhënie në fakt që nuk ka qënë asnjëherë e ngrohtë, pasi ka qënë argjentinasi që ja ka thënë në sy teknikut se nuk beson tek ai.

Lojtari nuk do të bashkohet me shokët në fushë, pasi më parë i duhet të bëjë tamponin e parashikuar nga protokolli, një tampon që refuzoi ta bënte pak më shumë se një javë më parë, duke paralajmëruar klubin e tij nëpërmjet një komunikimi zyrtar dëshirën e tij për të ndryshuar ambient.

Gjithsesi shumë më shqetësues është hetimi i hapur nga policia katalanase kundër Bartomeut për atë që u konsiderua “Barçagate”, shpenzimin e 3,6 milionë eurove nga ana e klubit për të menaxhuar profile në rrjetet sociale që veç të tjerash duhet të hidhnin baltë në to kundër personave të padëshiruar nga presidenti, si Guardiola e Laporta e madje deri te vetë Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella.

Që mardhëniet nuk do të jenë më siç kanë qënë kjo dihet, por si do të menaxhohet situata për një sezon të gjatë, kjo mbetet për t’u parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll