Sport

VIDEO/Ronaldo harron detajin kryesor dhe kapet mat nga kamera, një prej stjuarteve i “shkul veshin” lojtarit

6 Shtator 2020, 09:36 Nga DOSJA
VIDEO/Ronaldo harron detajin kryesor dhe kapet mat nga kamera, një prej

PORTUGALI-Portugalia ja doli të fitojë mbrëmjen e djeshme ndaj Kroacisë për Ligën e Kombeve me rezultatin 4-1. Luzitanët nuk kishin në formacion Cristiano Ronaldon, me sulmuesin e Juventusit që kishte një infeksion në këmbë dhe nuk ishte në listën e trajnerit Santos.

Megjithatë kjo nuk e pengoi yllin e ekipit që t’a ndiqte ndeshjen në triubunë për ti dhënë kurajo shokëve të skuadrës. Portugezi ndërkohë u bë protagonist për faktin që nuk kishte vënë maskën, e detyruar për shkak të protokollit të sigurisë.

Kamerat kanë fiksuar momentin kur një prej stjuarteve ka shkuar te sulmuesi. Me mirësjellje Ronaldos i kërkohet që të vendosë maskën dhe sigurisht sulmuesi portugez e vendosi menjëherë. Video normalisht ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo portugalia cristiano ronaldo portugalia

Sondazh

Poll