Me sëpatë në dorë terrorizoi dhe grabiti çiftin në Fier, arrestohet 47-vjeçari, flasin të moshuarit: E njohim, na mori l
6 Shtator 2020, 08:00Nga DOSJA
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 47-vjeçarin Pajtim Dhami, pasi akuzohet se ka grabitur një çift të moshuarish në fshatin Pishë. Uniformat blu bëjnë me dije se 47-vjeçari ka hapur me forcë derën e shtëpisë të Vangjel dhe Athina Priftit dhe nën kërcënimin e një sëpate u ka marrë të moshuarve shumën prej 30 mijë lekësh të reja. Ai është arrestuar nga Policia, pak minuta më vonë.
Pas ngjarjes së rëndë ka folur edhe dy të moshuarit. Athina Prifti ka deklaruar para oficerëve të policisë se autorin e njeh dhe se ai iu mori paratë, të cilat i kishin ruajtur për të blerë drutë që do t’i përdorin për dimër. Ndërsa Vangjel Prifti ka deklaruar se autori oi mori paratë nën kërcënimin e një sëpate.
Njoftimi i Policisë:
Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në fshatin Pishë të Fierit. Vodhi me dhunë një çift të moshuarish, falë reagimit të shpejtë e profesional, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
Policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sopatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas telefonatës së marrë rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Falë profesionalizmit dhe reagimit në kohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë dhe mjetin prerës sopatë.
Nga veprimet e para hetimore te kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, rezultoi se ky shtetas, rreth orës 23:00 të një natë më parë, është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë (sopatë) ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zbardhet një tjetër dëshmi e Faik Bucit, i cili akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim me djalin ka vrarë vajzën e tij, Eglantina Buci. Në dëshm...
TIRANË- Edmond Bego, pronari i kompanisë “Inerte Ekspress” ka reaguar për lajmin e publikuar në Dosja.al se mori 10 milionë euro nga qeveria shqiptare për ...
SHQIPËRI- Sot do të kemi një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb vetëm në zonën juglindore të vendit do të ketë reshje shiu. Tempera...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin që qeveria shqiptare duhet t’i...
TIRANË– Burgu i Vaqarrit është i vetmi burg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur b...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është zhvendosur në Veri të Shqipërisë, disa ditë pasi u fotografua, siç zbuloi Dosja.al, duke eksploruar gj...
TIRANË– Agresiviteti i virusit është ulur. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se tashmë shumica e të prekurve po e kalojnë më lehtë sëm...
TIRANË– Faik Buci, babai i Eglantina Bucit, të cilën e vrau para tetë vitesh, ka pranuar krimin e rëndë përpara togave të zeza. Dosja.al ka mësuar se...