Aktualitet

Dy deklaratat kontradiktore/ Faik Buci bën “lëmsh” policinë për vrasjen e së bijës, pasi pranoi krimin mohon gjithçka

6 Shtator 2020, 07:42 Nga DOSJA
Dy deklaratat kontradiktore/ Faik Buci bën “lëmsh”

TIRANË- Zbardhet një tjetër dëshmi e Faik Bucit, i cili akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim me djalin ka vrarë vajzën e tij,  Eglantina Buci. Në dëshminë e fundit para policisë ai ka deklaruar se vajza është gjallë dhe vazhdon të prostituojë. Ai ka theksuar se nëse vajza e tij i del para do ta vrasë atë.

“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vrasë”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Por,  një ditë më parë ai ka dhënë një deklaratë krejt ndryshe. Para oficerëve ai ka pranuar krimin e rëndë dhe tha se gjithçka e bëri për nder. Madje nuk u shfaq i penduar para policisë. Dy deklaratat kontradiktore të tij kanë bërë “lëmsh” edhe hetuesit.

66-vjeçari u vu në pranga dy ditë më parë, tetë vite pas krimit të rëndë. Ai e vrau të bijën, Eglantina Bucin, pasi kjo e fundit dëshironte të bashkëjetonte me një djalë, me të cilin ishte dashuruar. Familja e saj nuk e ka pranuar lidhjen duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes, dhe Faiku, bashkë me të birin, Shkëlzen Buci, vranë 23-vjeçaren dhe e varrosën tek Mali me Gropa. Ndërsa në polici, u shprehën se ajo ishte bërë prostitutë. Eshtrat u gjetën nga një gjahtar, pasi kafshët e egra i nxorrën në sipërfaqe, dhe kështu u zbulua krimi i ëndë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci eglantina buci faik buci

Sondazh

Poll