Aktualitet

S’e lejuan të shkonte në varrim, tensione te burgu 313, rebelohen miqtë e Aleksandër Muratajt

12 Prill 2019, 11:02 Nga DOSJA
S’e lejuan të shkonte në varrim, tensione te burgu 313,

TIRANE- Pak orë nga varrimi i Admir Muratajt, tensione në burgun 313. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se miqtë e të vëllait, Aleksandër Muratajt janë rebeluar dhe kërkojnë lirimin për disa orë të Aleksandrit për të marrë pjesë në varrimin që do të zhvillohet në Tropojë, ku do të prehet trupi i 42-vjeçarit.

Ditën e sotme, vetë Aleksandër Murataj, sqaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se i kishte ndjekur të gjitha procedurat që të merrte pjesë në varrimin e të vëllait. Sipas tij, ngërçi vjen për shkak se drejtoria e Burgjeve nuk e ka njohur lejen që është dhënë nga prokuroria.

Aleksandër Murataj, është vëllai i Admir Muratajt, i dënuar me 18 vite burg si pjesë e bandës së grabitësve që u dënuan me 107 vite burg. Admir Murataj, u vra 3 ditë më parë pas grabitjes së 10 milionë eurove.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander murataj tensione te 313 varrimi i admir murataj aleksander murataj tensione te 313 varrimi i admir murataj

Sondazh

Poll