Art&Argëtim

Ndahet Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj? Dyshja heqin njëri-tjetrin nga rrjetet sociale pas shumë vitesh lidhje, s’ka më ko

5 Shtator 2020, 19:25 Nga DOSJA
Ndahet Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj? Dyshja heqin

TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, njëkohësisht menaxheri i saj, duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pas më shumë se katër vitesh. Kur ka vetëm pak javë që moderatorja hyri në tregun ndërkombëtar të muzikës, pasi solli një bashkëpunim me Jay Santos, dyshja nuk janë më bashkë.

Të jetë vallë ndërkombëtarëzimi arsyeja?

 

 

17:00 !!!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Këtë nuk dimë ta themi, por ajo që bie në sy, është se si Luana, ashtu edhe Krenari, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Në fotot e moderatores nuk janë parë më komentet e Krenarit, që shumë herë donte të tregonte se ‘femra’ e tij shkëlqente. Madje, as në ditëlindjen e Luanës, Krenar Çoçaj nuk u bë i gjallë.

 

 

29 vjetori festohet me pizhama e pa grim ? JU DU ? #2Shtator

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Si nisi lidhja mes Luanës dhe Krenarit?

Gjithçka mësohet se ka filluar në vitin 2016, kur Luana shihej shpesh në Prishtinë. Fillimisht, moderatorja e TOP-channel u shfaq në San Torini, në destinacionin e preferuar të djalit pasanik, Çoçaj. Madje, në një postim në “Instagram”, Luana theksoi datën 10 Korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Atë vit, 28-vjetorin e lindjes, djali që menaxhon bizneset e familjes, që janë një rrjet furrash buke e disa të tjera, kishte vendosur ta festonte çift.

Edhe pse katër vite lidhje, dyshja nuk kanë postuar asnjëherë një foto bashkë në rrjetet sociale. Të vetmet foto të tyre, janë ato që janë kapur nga paparacët në rrugë. Krenar Çoçaj njihet në Prishtinë si djali i pasionuar pas vajzave të njohura, pasi përveç Dafina Zeqirit, ai pati një histori me modelen, Laureta Maqedonci.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz krenar çoçaj luana vjollca krenar çoçaj luana vjollca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shtator 2020, 16:55

TIRANË– Moderatorja Roza Lati i ka kërkuar blogeres së njohur Lori Hoxha që t’i jaoë dhuratë 100 mijë euro. Përmes një komenti që ka lënë në foton e një pr...

Art&Argëtim 5 Shtator 2020, 16:31

Pse nuk kemi nevojë për super-heronjë

Seriali “The Boys”, i cili është përshtatur nga seria e librave komikë të mesit të viteve 2000 me të njëjtin emër, ‘supe’ (heronj me superfuqi, të gjithë të fig...

Art&Argëtim 5 Shtator 2020, 09:47

Mrekullitë që e bënë Nënë Terezën, Shenjtore

Nga Sara KettleNënë Tereza, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke iu shërbyer të sëmurëve dhe të varfërve në Kalkuta të Indisë. Pas vdekjes së saj më...