Avdullah Hoti President? Gafat e Trump nuk kanë të sosur, vështrimi i Vuçiç kur merr vesh se ka rënë dakort për të zhve
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentet më pikante nga zyra ovale, brenda Shtëpisë së Bardhë, aty ku edhe u firmos marrëveshja Kosovë-Serbi, për ‘Normalizimin Ekonomik’. Përveç efekteve pozitive apo negative që pati ky nënshkrim për të dyja palët, ajo çfarë vërtet nuk është parë e dëgjuar, ka dalë nga goja e vetë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Fillimisht, siç mund ta dëgjoni dhe në video, që është në gjuhën angleze, Trump njofton palët se është rënë dakort, për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem.
“E vlerësojmë këtë, është një hap i madh,”- dëgjohet të thotë Trump, por nga fytyra që bën Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kuptohet që ai nuk ia kishte fare haberin këti vendimi. Shtojmë këtu dhe faktin që Vuçiç, nis të prekë flokët dhe të shletojë marrëveshjen, i sikletosur.
Gjithsesi, Trump vazhdon, dhe vetëm pas pak fjalësh, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bë President!
“Është një marrëveshje e arritur mes Presidentëve të dy vende, të Serbisë dhe Kosovës,”- thotë Trump, duke vërtetuar kështu, se nuk e kishte fare idenë, që në zyrë i ishte futur kryeministri i Kosovës, e jo Presidenti.
Këtë video e ka publikuar edhe gazetari Jasmin Mujanoviç, në llogarinë e tij, në Twitter.
“Pamjet që sigurisht tregojnë se Vuçiç nuk e kuptoi se ai kishte rënë dakord për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem – ose të paktën jo deri në korrik, siç deklaron Trump. Komedi e gabimeve. Gjithashtu dukshëm më pak domethënës, por Trump i referohet “Presidentit të Kosovës” që është i pranishëm. Ishte Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai që nënshkroi në emër të Prishtinës. Pra, qartë, të gjithë po i kushtonin vëmendje në këtë samit të rëndësishëm,”- shkruan ai krah videos.
Një ditë më parë u përfol një tjetër ‘shprehi’ e Trump, që bëri xhiron e rrjetit. Fakti që Presidenti i SHBA-ve e konsideroi këtë marrëveshje si një paqe të vendosur mes Izraeli, (vendi i Lindjes së Mesme) dhe Kosovës (ë e cilësoi vend me shumicë myslimane), nuk u prit aspak mirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Pse nuk kemi nevojë për super-heronjë
Seriali “The Boys”, i cili është përshtatur nga seria e librave komikë të mesit të viteve 2000 me të njëjtin emër, ‘supe’ (heronj me superfuqi, të gjithë të fig...
Komentuesi ofendon Aurora Ramazzotin pas shpërndarjes së fotos: Familja jote e bukur, nga ke dalë ti kaq e shëmtuar
ITALI-Aurora Ramazzoti, vajza e këngëtarit të njohur Eros Rammazotti, ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku shfaqet pa filtra, por ndonëse komenteve poz...
“A ke dashuru ndonjëherë ti Fifi”/ Këngëtarja shqiptare e pranon hapur: Marrëzisht… ama mua s’e di a më ka dashur
KOSOVË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, ka qenë gjithmonë e hapur me publikun ku dhe shpesh bën biseda me fansat nëpërmjet rrjeteve s...
S’ka marrë fund ende historia e familjes Corleone! “The Godfather 3” del me një version të ri, regjisori: Është fund
Një version i ri i The Godfather Part III do të dalë së shpejti në treg, i restauruar plotësisht por me titullin origjinal të regjisorit Francis Ford Coppola. F...
Lufta kundër Covid-19/ Serbia dhe Pakistani pranojnë që të testojnë vaksinën kineze kundër koronavirusit
SERBI-Grupi Kombëtar Bioteknik Kinez (CNBG) dhe kompania Sinovac (Sinovac Biotech Ltd.) njoftuan se shumë vende, përfshirë Serbinë, kanë rënë dakord të marrin p...
Mrekullitë që e bënë Nënë Terezën, Shenjtore
Nga Sara KettleNënë Tereza, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke iu shërbyer të sëmurëve dhe të varfërve në Kalkuta të Indisë. Pas vdekjes së saj më...
I biri i ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka i dedikon libër: Më mësoi si të jetoj edhe pa të
TIRANË– Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë dy vite më parë,...
ME VIDEO: Gala kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë, Robert Aliaj nuk e përmban dot gëzimin, kërcën pa pushim n
BELGJIKË– Vajza e Robert Aliajt, Gala është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Belgjikë. Ka qënë vetë Roberti, ai që ka bërë me dije lajmi...
VITI 1966/ Koha kur Enver Hoxha sulmonte Papa Palin e VI-të: Mbështet luftën e amerikanëve në Vietnam (SHKRIMI në mediat e
“Paris-presse” ka botuar, të premten e 7 janarit 1966, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Radio-Tiranës (Enver Hoxhës) ndaj papa Palit të VI-të, i...