Art&Argëtim

Lufta kundër Covid-19/ Serbia dhe Pakistani pranojnë që të testojnë vaksinën kineze kundër koronavirusit

5 Shtator 2020, 11:08 Nga DOSJA
Lufta kundër Covid-19/ Serbia dhe Pakistani pranojnë që të

SERBI-Grupi Kombëtar Bioteknik Kinez (CNBG) dhe kompania Sinovac (Sinovac Biotech Ltd.) njoftuan se shumë vende, përfshirë Serbinë, kanë rënë dakord të marrin pjesë në fazën e tretë të provave klinike të vaksinave të tyre të koronavirusit.

Serbia dhe Pakistani janë ndër vendet e para që kanë rënë dakord të marrin pjesë në fazën e tretë të studimit, tek vaksinat kundër koronavirusit. ndërkohë siapas mediave të huaja Kina po kërkon që të marrë miratim dhe nga shtetet e tjera për përdorimin vaksinës.

Kina tashmë ka lejuar që dy vaksina CNBG dhe një vaksinë Sonovac t’u jepen njerëzve që përballen me një rrezik më të lartë të infeksionit, siç janë punëtorët mjekësorë. Të dy vaksinat CNBG do të testohen në Serbi, ndërsa Pakistani do të testojë një vaksinë të zhvilluar nga filiali i kompanisë në Pekin.

Faza e tretë e provave klinike do të përfshijë 50,000 njerëz në rreth dhjetë vende.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete vaksina kunder koronavirusit vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shtator 2020, 09:47

Mrekullitë që e bënë Nënë Terezën, Shenjtore

Nga Sara KettleNënë Tereza, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke iu shërbyer të sëmurëve dhe të varfërve në Kalkuta të Indisë. Pas vdekjes së saj më...