Art&Argëtim

“A ke dashuru ndonjëherë ti Fifi”/ Këngëtarja shqiptare e pranon hapur: Marrëzisht… ama mua s’e di a më ka dashur

5 Shtator 2020, 15:10 Nga DOSJA
“A ke dashuru ndonjëherë ti Fifi”/ Këngëtarja

KOSOVË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, ka qenë gjithmonë e hapur me publikun ku dhe shpesh bën biseda me fansat nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kështu së fundmi ajo u ka dhënë mundësinë fansave që ta pyesin për çdo gjë ku dhe nuk ka hezituar që t’u kthejë përgjigje. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave është pyetja e një njdekësi që i ka thënë Fifit se nëse ka dashuruar ndonjëherë.

E ndërkohë këngëtarja i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ajo ka dashuruar marrëzisht duke shtuar se nuk e di nëse e ka dashur dikush atë në të njëjtën mënyrë.

“A ke dashuruar ndonjëherë?”- i ka shkruar ndjekësi.

 “Marrëzisht/ kokë e këmbë…ama mua s’e di a më ka dashur ndonjëherë”, ka qenë përgjigja e Fifift.” ka thënë Fifi.

Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ka treguar se në raste të caktuara, edhe përmbajtja e teksteve të thella në këngët e saj nganjëherë lidhet me ngjarje nga jeta private. Kohët e fundit, Fifi është përfolur shumë për pamjen e saj pasi ka humbur kilogramë dhe fiziku i saj ka ndryshuar. Këngëtarja ka treguar se i ka bërë këto ndryshime jo sepse kishte problem peshën, por kishte probleme me shëndetin e saj.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz filloreta raci filloreta raci

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shtator 2020, 09:47

Mrekullitë që e bënë Nënë Terezën, Shenjtore

Nga Sara KettleNënë Tereza, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke iu shërbyer të sëmurëve dhe të varfërve në Kalkuta të Indisë. Pas vdekjes së saj më...