Art&Argëtim

S’ka marrë fund ende historia e familjes Corleone! “The Godfather 3” del me një version të ri, regjisori: Është fund

5 Shtator 2020, 12:11 Nga DOSJA
S’ka marrë fund ende historia e familjes Corleone! “The

Një version i ri i The Godfather Part III do të dalë së shpejti në treg, i restauruar plotësisht por me titullin origjinal të regjisorit Francis Ford Coppola. Filmi mbylli triologjinë epike të Coppola-s për familjen mafioze të Corleoneve, histori e cila u huazua nga romani “Mario Nut” i Mario Puzo.

Me dy seritë e parë, të cilat sollën sukses të paparë dhe shumë “Oscar”, Coppola vendosi që ta risillte edhe një seri të tretë, e cila nuk është aspak e keqe duke marrë parasysh faktin se ka shtatë nominime për Oskar, por konsiderohet si më e dobëta e triologjisë.

“Paramount Pictures” njoftoi se do të laconin një version të ri të filmit, nën titullin The Godfather, Coda: The Death of Michael Corleone, Mario Puzo, e cila është ajo që Copolla zgjodhi fillimisht. Coppola kishte restauruar plotësisht filmin së bashku me redaktorët e tij, duke krijuar një fillim zhvillim dhe fund tëri.

Coppola e quan atë një “përfundim më të përshtatshëm për historinë e Corleone”. Epo s’na mbetet të bëjmë gjë tjetër veçse të presim me padurim për ta parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture del filmi the godfather part iii the godfather part iii del filmi the godfather part iii the godfather part iii

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shtator 2020, 09:47

Mrekullitë që e bënë Nënë Terezën, Shenjtore

Nga Sara KettleNënë Tereza, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke iu shërbyer të sëmurëve dhe të varfërve në Kalkuta të Indisë. Pas vdekjes së saj më...