Pranoi mandatin, Lita: Mesazhe të panumërta nga Bathorja, Kamza e Paskuqani
12 Prill 2019, 10:44Nga DOSJA
TIRANË-Deputeti më i ri i Kuvendit, Korab Lita flet për Dosja.aldhe tregon mesahzet që ka marrë nga mbështetës të shumtë të tij në zonën ku kandidoi.
Në ndryshim nga PD që i cilësoi ata tradhtarë, Lita thotë se mbështetësit i kanë dërguar mesazhe force që tregojnë se vendimi i tij ishte i duhuri.
Partinë unë e konsideroj një arenë kontributesh. Në këtë kontekst maksimumi që mund të më bëjnë është që të mos pranojnë kontributin tim. Gjithsesi nuk kam pasur komunikime të kësaj natyre. Ata që më njohin prej shumë vitesh në Parti, si në Kamez por edhe në PD qendrore, besoj se edhe pse janë habitur për momentin pasi e analizojnë vendimin tim më japin të drejtë. Mesazhet dhe mbështetja nga ish kolegët e mi në Administratën e Bashkisë, strukturat e Partisë në Kamëz e Paskuqan dhe mbështetësit në zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit dhe më gjerë, ka qenë impresionuese për mua. Përfitoj nga rasti dhe mundësia që më jepet nëpërmjet medias suaj, që në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, t’i falenderoj për urimet dhe mesazhet e panumërta të mbështetjes ndaj vendimit tim.
Korab Lita, është një nga deputetët e rinj të PD që pranoi mandatin e deputetit, duke dalë kështu nga qëndrimi i PD dhe LSI. Prej 3 muajsh opozita ka braktisur parlamentin, dhe ka djegur mandatet duke hapur një krizë të thellë politike. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore. Nga ana tjetër, Rama ofron vetëm dialog për reformën zgjedhore, por jo dorëheqjen.
(F.g./Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Zëvendës Ambasadori në Detyrë i SHBA-së në Tiranë, Dan Koksi ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikanë të Tregëtisë. Gjat...
TROPOJË– Ditën e sotme në Tropojë do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të 10 mln eurove në aeroportin e Rinasit....
Tiranë- Moderatori i emisionit “360 Gradë”, Artur Zheji deklaroi mbërmjen e djeshme se para disa vitesh ka kërkuar një pistoletë për vetëmbrojtje por nuk i kan...
TIRANË- Flet nga burgu 313, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të vrarë në grabitjen spektakolare në Rinas. Në një lidhje telefonike p...
TIRANË- Flet nga burgu 313, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Ai thotë se lajmi i publikuar sot për sekuestrimin e pasurisë është i rremë, pasi ...
TIRANË- Gjykata Administrative ka pranuar kërksë padinë e prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga autoritetit i dosjeve se Sheshi ësh...
Tiranë- Studentët e UBT-së kanë dalë sërish sot në protestë dhe kërkojnë që shkolla 9-vjeçare të mos ndërtohet brenda kampusit universitar. Ata janë shp...
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë në Gjykatë për sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndo...
Tiranë-Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj qeverisë dhe shprehet se qeverisja e “ndershme”e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi kompanitë e hu...