Aktualitet

Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, 2 të plagosur rëndë, nisen drejt spitalit Ushtarak

12 Prill 2019, 09:24 Nga DOSJA
Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, 2 të plagosur

Krujë- Një aksident ka ndodhur në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës  pak minuta më parë, ku një makinë tip “Fiat Panda” me targa “AA 972 OO”  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dosja.al mëson se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona të cilët janë në gjendje të rëndë. Mësohet se Besnik Prrini, 50-vjeç dhe Alfred Kaziu, 34-vjeç janë të plagosurit, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit Ushtarak.

[sgallery url=”https://dosja.al/?p=42622″]

Sqarojmë se ambulanca për këtë aksident ka 40 minuta që është lajmëruar por ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen vetëm  zjarrfikëset nga Kruja. Si shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e mjetit dhe mungesa e parametrave të rrugës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akisdent fushë-krujë makina del nga rruga krujë plagosen 2 persona akisdent fushë-krujë makina del nga rruga krujë plagosen 2 persona

Sondazh

Poll