Aktualitet

Grupi ‘mblesëronte’ martesa mes të rinjve dhe i çonte luftëtarë për ISIS-in në Siri/ Aksion tek Unaza e Madhe, prango

5 Shtator 2020, 05:35 Nga DOSJA
Grupi ‘mblesëronte’ martesa mes të rinjve dhe i

TIRANË– Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët italianë kanë arrestuar gjatë natës Lubjana Gjeçaj, nënë të tre fëmijëve, e cila akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë terroriste me bazë në Itali.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo ishte shpallur në kërkim nga Italia pasi drejtësia e kishte dënuar me 3 vite burg, pasi u shpall fajtore për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e 43-vjeçares në Shqipëri në zonën e Unazës së Madhe, efektivë shqiptarë dhe italianë rrethuan banesën ku strehohej shqiptarja, duke e prangosur. Për disa ditë ajo do të ekstradohet për në Itali, ku edhe do të japë “llogari” para drejtësisë. 

Ajo ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal terrorist, që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik. Bashkë me të u dënuan edhe disa shqiptarë të tjerë, por nuk mungonin as italianët, të cilët ishin konvertuar dhe ishin bërë pjesë e grupit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen e personave me veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit

Faë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:

Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

POR SI E NISI AKTIVITETIN GRUPI?

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane (Maria Giulia) dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi (Aldo Kobuzi) u shndërrua në një celulë terroriste brenda Italisë që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in. Hetimet për grupin kanë nisur në vitin 2014, ku Policia italiane së bashku me atë shqiptare prangosën 10 persona (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez) për pëfshirje në organizatë. Shqiptarët u identifikuan si: Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet terroristja ne tirane tirane arrestohet terroristja ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2020, 19:16

TIRANË– Shkëlzen Buci, personi që tashmë pret të marrë edhe një tjetër dënim për vrasjen e të motrës, Eglantina Buci, ndodhet në qeli pasi është dënuar nga...

Aktualitet 4 Shtator 2020, 17:31

TIRANE– Në vitin 2012, Tirana dhe jo vetëm u tronditën nga lajmi se një 23 vjeçare, Eglantina Buci, ishte vrarë dhe groposur në ‘Malin me Gropa” që ndodh...