Art&Argëtim

Përse i mban të fshehta lidhjet? Billie Eilish zbulon arsyen: Ato që ja kam treguar sado pak botës, pendohem

4 Shtator 2020, 18:35 Nga DOSJA
Përse i mban të fshehta lidhjet? Billie Eilish zbulon arsyen: Ato

SHBA– Billie Eilish është një nga këngëtaret e njohura që jetën private ka zgjedhur që ta mbajë private.

Mirëpo gjatë një intervistë për radion “Capital Breakfast”, këngëtarja 18 vjeçare ka zbuluar se pse ka zgjedhur që lidhjet romantike t’i mbajë sa më private të jetë mundur.

“Kam pasur lidhje dhe i kam mbajtur private, edhe ato që ja kam treguar sado pak botës, pendohem,” është shprehur fituesja e 5 çmimeve Grammy.

Billie tha se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet njerëzit do fillojnë të flasin e të gjejnë fajtorin.

Eilish gjithashtu ka zbuluar se në të kaluarën ka pasur ndodhi të tmerrshme në dashuri.

Sigurisht që më është thyer zemra. Njerëzit më kanë bërë gjëra të tmerrshme. Unë kurrë nuk jam ndjerë e fuqishme në një lidhje, përveçse një herë kur përfitova nga mirësia e dikujt,” tha ajo.

Ndërsa për momentin këngëtarja është beqare pasi ka treguar se nuk e tërheq asnjeri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz billie eilish këngëtare lidhje billie eilish këngëtare lidhje

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Shtator 2020, 11:43

REPORTAZHI: Shija e hidhur e luleshtrydheve greke

“As shteti grek dhe as afentiko (shefi) nuk kujdesen për jetën apo shëndetin tonë. Vetëm krahu jonë i lirë i punës ka rëndësi”, thotë Ahmed *, një mbledhës lule...