Art&Argëtim

FOTOT/ Johnny Deep harron martesën e tmerrshme me Amber Heard, aktori lidhet me modelen 24 vite më të re

4 Shtator 2020, 11:34 Nga DOSJA
FOTOT/ Johnny Deep harron martesën e tmerrshme me Amber Heard, aktori

ANGLI– Pas ndarjes së dhimbshme me Amber Heard, ylli hollivudian, Johnny Depp, është në qendër të lajmeve në të gjitha mediat rozë për lidhjen e tij me modelen e famshme gjermane Sophie Hermann, e cila është 24 vite më e re se ai. 

Sipas “Mirror”, aktori Johnny Depp dhe ylli i “Made In Chelsea”, janë njohur në fillim të këtij viti, në hotelin“The Corinthia” në Londër.

Aty modelja 33-vjeçare, i la numrin e saj të telefonit në një copë letër të cilën e rrëshqiti midis telave të kitares së tij. Pas këtij momenti mendohet se ata kanë folur shumë në telefon, dhe tani janë bashkë. 

Romanca e re e Johnny Depp, vjen në kohën kur ai do përballet me ish-gruan e tij Amber Heard në gjykatë në një çështje të re ‘shumë miliona dollarëshe’.

Amber, 34, më parë pohoi se aktori i Hollivudit ishte abuziv dhe i dhunshëm ndaj saj gjatë tre viteve të tyre së bashku.

Babai i dy fëmijëve, ka mohuar me forcë akuzat dhe i çoi botuesit e grupit të “The Sun” në gjyq gjatë muajit korrik, për shkak të një artikulli ku etiketohet si “rrahës gruaje”.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz johnny deep dhunon amber heard johnny depp sophie hermann johnny deep dhunon amber heard johnny depp sophie hermann

Sondazh

Poll