Politike

Pas takimeve me Metën, aleatët nuk presin asnjë minutë, i shkojnë në zyrë Bashës. Ç’po ndodh?

4 Shtator 2020, 10:46 Nga DOSJA
Pas takimeve me Metën, aleatët nuk presin asnjë minutë, i

TIRANË– Pas takimeve me presidentin Ilir Meta, aleatët e Partisë Demokratike do të zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Takimi vjen vetëm pak minuta pas të gjithë kanë shkuar në zyrën e presidentit për të shprehur preferencën për datën kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. 

Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon takime me palët politke në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi.

Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Ndërsa, mazhoranca kërkon 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Basha është shprehur se shumica e shqiptarëve kërkon zgjedhje që sot, megjithatë nuk e ka thënë publikisht datën e kërkuar nga PD-ja. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me aleatet per daten e zgjedhjeve caktimi i datës së zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 basha takim me aleatet per daten e zgjedhjeve caktimi i datës së zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat pas takimit me presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në...

Politike 4 Shtator 2020, 10:02

TIRANË– Pas kryeministrit Edi Rama, në zyrën e Presidentit Ilir Meta ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga Oerd Bylykbashi. Bash...