Politike

ZGJEDHJET PARLMENTARE 2021/ Opozita kërkon datën më të afërt, Partia Socialiste propozon 9 majin si ditë votimesh

4 Shtator 2020, 08:42 Nga DOSJA
ZGJEDHJET PARLMENTARE 2021/ Opozita kërkon datën më të

TIRANË– Partia Socialiste ka propozuar datën 9 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ndryshe nga opozita që kërkon datën më të afërt të lejuar nga Reforma Zgjedhore, maxhoranca kërkon 9 majin, ndërkohë që pas pak pritet që edhe kryeministri Edi Rama, të shkojë në Presidencë. I shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, edhe Rama si gjithë palët e tjera do të japë datën e tij për zgjedhje. 

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme disa takime me përfaqësuesit politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Harku kohor për të cilën po diskuton presidenti me palët politike është nga 15 prill deri më 15 maj të vitit 2021.

Pak më herët përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar datën më të afërt, 18 prillin si ditë për zhvillimin e zgjedhjeve, megjithatë bisedimet ende vijojnë. Pas takimit me të gjithë faktorët politikë në vend, Meta do të lëshojë edhe dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve. vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike caktimi i datës së zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 ilir meta partia socialiste caktimi i datës së zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 ilir meta partia socialiste

Sondazh

Poll