Politike

Vangjel Dule: Zgjedhjet të mbahen në datën më të shpejtë që lejon kushtetuta

4 Shtator 2020, 08:49 Nga DOSJA
Vangjel Dule: Zgjedhjet të mbahen në datën më të

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pas takimit me presidentin Ilir Meta tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më shpejt. Sipas Kushtetutës periudhë e mbajtjes së zgjedhjeve është 15 prill-15 maj dhe në këtë rast data më e shpejtë i bie 18 prilli.

“Për të diskutuar në lidhje për datën e zgjedhjeve me qellim që të nisi sistematikisht përgatitje e zgjedhjeve të ardhshme dhe që vendi ynë të arrijë atë që vendet demokratike e kanë me kohë. në këndvështrimin tim  zgjedhjet duhet të mbahen në  periudhën më të shpejtë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Jemi në pritje të vendimit të presidentit“, tha Dule.

Presidenti Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme disa takime me përfaqësuesit politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Harku kohor për të cilën po diskuton presidenti me palët politike është nga 15 prill deri më 15 maj të vitit 2021. Opozita kërkon 18 prillin si datë zjedhjesh, ndër PS-ja ka propozuar 9 majin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike caktohet data e zgjedhjeve vangjel dule caktohet data e zgjedhjeve vangjel dule

Sondazh

Poll