Politike

‘Ndonjë kafe, ndonjë gjë ça doni?’/ Meta pret Ramën në Presidencë, s’ja ka besën dhe futet LIVE në Facebook, nuk

4 Shtator 2020, 09:10 Nga DOSJA
‘Ndonjë kafe, ndonjë gjë ça doni?’/ Meta pret

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë kryeministrin Edi Rama dhe numrin një të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve. Ndryshe nga çfarë bëri me përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Meta ka zgjedhur që me Ramën të transmetojnë çdo gjë “live”. Fillimisht Meta i mirëpret duke i pyetur sesi kanë kaluar së fundmi, ndërsa Rama i përgjigjet shkurt. Pa u parë asnjë minutë në sy, kreu i shtetit fillon dhe flet lidhur me procesin që ka marrë përsipër të përfundojnë, duke i pyetur edhe nëse duan të konsumojnë ndonjë pije. 

PJESË NGA BISEDA:

Ilir Meta: Përshëndetje, si kaloni? Si kaluat?

Edi Rama dhe Taulant Balla: Hiç mirë.

Ilir Meta: Po fillojmë konsultimet për datën e zgjedhjeve në datat që lejon Kushtetura. Me qëllim për të ndihmuar sa më shumë për një proces sa më gjithpërfshirës, jo se vendosja e datës ka ndonjë rëndësi vendimtare por ka ndjeshmëri. Duke marrë parasysh se ka edhe festa kombëtare. Ndonjë kafe ndonjë gjë ça doni?

Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta.

Lajmi kryesor: Meta pret palët politike në Presidencë për caktimin e datës së zgjedhjeve/ Opozita kërkon 18 prillin, ndërsa PS-ja propozon 9 majin

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike caktohet data e zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 edi rama ilir meta caktohet data e zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 edi rama ilir meta

Sondazh

Poll