Politike

Përfundon takimi me Metën/ Idrizi: I kërkova datën më të afërt që na lejon Kushtetuta, vendi është në krizë

4 Shtator 2020, 08:04 Nga DOSJA
Përfundon takimi me Metën/ Idrizi: I kërkova datën më

TIRANË- Përfundon takimi mes kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe presidentit Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve paralamentare të vitit 2020. Idrizi ka deklaruar para gazetarëve se presidentit i ka kërkuar datën më të afërt që na lejon Kushetuta për zhvillimin e zgjedhjeve.  Sipas tij, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë, pasi vendi ndodhet në krizë.

“Zgjedhjet të zhvillohen sa më parë pasi vendi është në krizë të thellë. Presidentit i kërkova datën më të afërt që na lejon Kushetuta për zhvillimin e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Idrizi foli më tej edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai deklaroi se  nëse Greqia vijon të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare, Shqipëria duhet të kërkojë Çamërinë.

“I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë. Shqipëria ka lëshuar gati 30% të territorit të saj, e kam fjalën për Çamërinë. Ne nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë për ujërat territorial, por vetëm për zonat ekonomike. Nëse Greqia do të hapë çështje të tilla, pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë. I bëra të qartë Presidentit që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame. PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.

Presidenti Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme disa takime me përfaqësuesit politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Harku kohor për të cilën po diskuton presidenti me palët politike është nga 15 prill deri më 15 maj të vitit 2021.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike data e zgjedhjeve parlamentare 2021 shpetim idrizi data e zgjedhjeve parlamentare 2021 shpetim idrizi

Sondazh

Poll