Politike

Zgjedhjet/ Rama e Basha pinë 5 minuta “kafe” tek Meta: PS, dakord me çdo datë veç 2 majit. PD s’e tregon preferencën,

4 Shtator 2020, 05:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Rama e Basha pinë 5 minuta “kafe” tek Meta: PS,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në zyrën e Ilir Metës për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare 2021. Për më pak se 10 minuta, Rama propozoi datën 9 maj, si ditën ideale për socialistët për zhvillimin e zgjedhjeve. Por opozita nuk e mendon njësoj. Për këtë shkak, PS është tërhequr duke pranuar çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me festimet e Pashkëve.

PD dhe aleatët mezi presin për të larguar nga pushteti kryeministrin, dhe për këtë arsye, propozuan datën 18 prill si datën e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve. Pas Ramës, në presidencë ka shkuar edhe Lulzim Basha i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi.Në një prononcim për mediat, Basha është shprehur se me rëndësi është procesi i lirë, megjithatë nuk e ka bërë me dije datën që ai i ka propozuar Metës.

Demokratët janë pasur në Presidencë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ka zgjedhur që të ketë në krah, ish-deputetin Endrit Brahimllarin. Kjo e fundit deklaroi se çështja nuk është tek caktimi i një date, por e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Ndërsa pasdite, më 17:30, finalja i është lënë Rudina Hajdarit, e cila u shpreh se 2 maji do të ishte një datë e mirë për zgjedhjet, pasi shqiptarët mund edhe të votojnë edhe të festojnë.

Më herët, në takimin që presidenti pati me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dhe më pas përfaqësuesit e PR e PBDNJ, Arjan Madhi e Vangjel Dule, u propozua 18 prilli si datë zgjedhjesh.

Konsultimi vjen në një kohë kur presidenti ka detyrimin për të pyetur palët për të dekretuar më pas datën e zgjedhjeve. Periudha kohore e dakordësuar për zgjedhjet është 15 prill-15 maj, dhe siç zhvillohet në çdo periudhë zgjedhore, data e zgjedhjeve është e diel. Po këtë vit, cila do të jetë data që do të dalë nga konsultimet e Metës mes palëve?

(J.V;F.G;F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike caktimi i datës së zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 ilir meta caktimi i datës së zgjedhjeve data e zgjedhjeve parlamentare 2021 ilir meta

Sondazh

Poll