Mëngjesin e nis me Idrizin, zbardhet AXHENDA e Presidentit për caktimin e ditës së zgjedhjeve, ja kur pret në zyrë Ramën
3 Shtator 2020, 18:29Nga DOSJA
TIRANË– Nesër, Presidenti Ilir Meta do të nisë konsultimet me krerët e partive politike në Shqipëri, në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Mësohet se mëngjesin, Meta do ta nisë me Shpëtim Idrizin, kreun e DPIU-së. Më pas do të vijojë me selinë rozë, teksa kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do t’i shkojë në zyrë me kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Takimi mes Metës, Ramës dhe Ballës, sipas axhendës, do të nisë në orën 11:00. Pas bisedës me ta, Meta do të vijojë takimet me krerët e partive Opozitare.
Në orën 12:00, në zyrën e Presidentit Ilir Meta do të hyjë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për arsye që nuk dihen, në takim me Metën, nuk do të shkojë kryetarja Monika Kryemadhi, që është edhe bashkëshortja e Presdentit Meta.
Kryemadhi, ka vendosur që stafetën t’ia lërë zv/kryetarit të LSI-së, Luan Rama. Ky i fundit, do të mbërrijë në orën 12:30 në zyrën e Metës. Ndërsa pasditja e presidentit, do të vijojë me takimet e grupeve parlamentare. Në orën 17:00, Ilir Meta, do të presë në Presidencë Rudina Hajdarin.
Më 1 shtator, me anë të një letre, Meta kërkoi nga çdo parti një përfaqësues të autorizuar ose kreun e tyre. I pari e konfirmoi pjesëmarrjen Lulzim Basha, kreu i selisë blu, ndërsa vetëm sot, Meta mori ‘PO’-në e kryeministrit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga palët politike më 6 qershor, data e zgjedhjeve do të dakordësohet në një të dielë mes periudhës 15 prill-15 maj.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të takojë nesër Presidentin Ilir Meta, duke i pranuar ftesën këtij të fundit. Mësohet se takimi për nisjen e konsult...
DURRES– Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferraj iu është kundërpërgjigjur reagimit të bashkisë në lidhje me denoncimin që u bë për indiferencë...
TIRANE– Ish-deputetja demokratike Grida Duma ka reaguar për rastin e Manjolës dhe Alesio Cakonit të cilët humbën dy familjarë të tyre në tërmetin e ndodhur më 2...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali, pas deklaratës së kryeministrit se askush në Partinë Socialiste nuk e ka vendin të sigurtë, është shprehur se të g...
ELBASAN– Pamjet që po shikoni vijnë nga qyteti i Elbasanit, aty ku kryebashkiakët socialist braktisën kompleksin “Rozafa”, ku u mbpdhën me kryeministrin Edi Ram...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me kryebashkiakët socialistë. Gjatë mbledhjes në Elbasan, në kompleksin “Rozafa”, mësohet se Rama u ka dhën...
Politike 3 Shtator 2020, 15:57
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto para katër ditësh në Facebook ku shkruan se bonusi për të sapolindurit po vazhdon të jepet.Komenti i Elizabe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka të ndaluar! Pas takimit që me kryebashkiakët në Elbasan, Rama do të niset me urgjencë drejt kryeqytetit ku do të mbled...
ELBASAN– Kryebashkiakët socialistë kanë mbërritur ditën e sotme në kompleksin “Rozafa”, aty ku edhe pritet që të mblidhen kokë më kokë me kryeministrin Ed...
TIRANË- Partia Socialiste ka ndezur motorët për fushatën elektorale të vitit 2021, ku kryeministri e bëri të qartë në mbledhjen e grupit parlamentar të Par...