Politike

Denoncimi i qytetarëve në Rrushkull, kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj i përgjigjet bashkisë: Po nëpërkëmbni qytetar

3 Shtator 2020, 17:47 Nga DOSJA
Denoncimi i qytetarëve në Rrushkull, kreu i PD Durrës, Ferdinand

DURRES– Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinant Xhaferraj iu është kundërpërgjigjur reagimit të bashkisë në lidhje me denoncimin që u bë për indiferencë ndaj disa banorëve.

Xhaferraj nis postimin e tij në ‘Facebook’ duke e cilësuar bashkinë e Durrësit si “Bashki Halabake”, pasi nëpërkëmbë qytetarët e saj. Më tej ai kërkon nga ky institucion që të jetë në dispozicion të qytetarëve të cilët nuk e dinë se kur do ju ndërtohen shtëpitë nga e para.

Më tej ai shton se po ndodh korrupsion dhe abuzim me fondet e tërmetit pasi deri më tani janë akoruar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.

Postimi i plotë:

Bashkia pa kryetar e Durrrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si “Bashki Halabake”, vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.

Në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, Bashkia vazhdon t’i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet. I kerkoj edhe një herë këtij institucioni të rikthejë vëmendjen dhe te zgjidhe problemet e qytetarëve!

Për më shumë se 9 muaj “Bashkia Halabake” është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.

Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.

Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia durres ferdinant xhaferraj bashkia durres ferdinant xhaferraj

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2020, 15:57

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto para katër ditësh në Facebook ku shkruan se bonusi për të sapolindurit po vazhdon të jepet.Komenti i Elizabe...