Politike

Gjyqi i Shkëlzen Berishës në SHBA/ Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së Parë, gazetari Guy Lawson s’ka përgjegjës

3 Shtator 2020, 14:39 Nga DOSJA
Gjyqi i Shkëlzen Berishës në SHBA/ Apeli lë në fuqi

SHBA- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk e ka fituar të drejtën për të marrë dëmshpërblimin prej 60 milionë dollarë nga gazetari Guy Lawson, për përmendjen e tij në librin “Qentë e Luftës”. Pas tërheqjes së Lawson dhe heqjes së episodit ku përmendej Berisha, gjykata e Apelit në SHBA, ka vendosur të lejë në në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Florida, duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për përmendjen në librin e tij.

Vetë Shkëlzen Berisha, ka reaguar pas vendimit në rrjetet sociale, duke thënë se se vendimi i gjykatës së Apelit, lidhet me deklarimin e Efraim Diverolit. Berisha thotë se Diveroli ka pranuar nën betim se ka gënjyer për takimin e tij me të, apo për përfshirjen e tij në aktivitetin e kompanisë së tij.

Kësisoj, thotë ai, edhe gjykata në momentin që Guy Lawson është bazuar në dëshmitë e Diverolit apo Erion Veliajt, kur këto deklarime ishin botuar edhe në media të tjera. Berisha thekson se vendimi i gjykatës nuk lidhet as me Gërdecin dhe as me ato që ka botuar Lawson në librin e tij, por me faktin se kur Lawson shkroi librin dhe shtoi edhe deklarimet e rreme të Diverolit, nuk provohet dot se kishte dijeni që ishin të rremë.

REAGIMI I PLOTË: 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazetari guy lawson shkëlzen berisha gazetari guy lawson shkëlzen berisha

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2020, 14:21

TIRANË– Ish-prokurori Tom Dedaj iu kërkon kolegëve të tij në detyrë që të bojkotojnë procesin e rivlerësimit të gjyqësorit, i njohur ndryshe si Vetti...

Politike 3 Shtator 2020, 10:14

ELBASAN– Shtyhet për në datën 11 shtator Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. E parashikuar për më datë 4, duket se i ka gjetur socialistët të papërga...