Aktualitet

Hidhet hipoteza më e re, Zheji: Personi i vrarë nuk është Admir Murataj

11 Prill 2019, 20:20 Nga DOSJA
Hidhet hipoteza më e re, Zheji: Personi i vrarë nuk është

TIRANË- Admir Murataj, i cili konsiderohet koka e disa prej grabitjeve më të bujshme në vend, përfshi ato të Rinasit, dyshohet se u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove nga aeroporti i Rinasit.

Por pavarësisht se familja ka identifikuar kufomën dhe do kryejë ceremoninë mortore nesër në Tropojë, ka edhe zëra të tjerë që shprehen se personi i vrarë nuk është Admir Murataj.

Mbërmjen e sotme, moderatori Artur Zheji, gjatë emisionit “360 gradë” në Ora News, u shpreh se sipar disa burimeve të tij, i vrari nuk është Murataj. Ai tha se i kishte mollëzat e djegura, e nuk mund të identivikohej.

“Më kanë marrë disa burime dhe më kanë thënë se ai zotëria që është vrarë nuk është Admir Murataj. Sepse kishte mollëzat e djegura, nga këto gjurmë nuk identifikohet dot, kishte maskë dhe fotoja e tij doli shumë shpejt”, – tha Artur Zheji.

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i vrarë admir murataj artur zheji grabitja ne rinas hipotezë e re për vrasjen e muratajt 1 i vrarë admir murataj artur zheji grabitja ne rinas hipotezë e re për vrasjen e muratajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 19:45

Del fotoja, si kishte ndryshuar pamjen Admir Murataj

Në emisionin Opinion janë publikuar foto të pasaportës greke të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të vrarë më 9 Prill 2019 gjatë grabitjes së miliona Eurov...