Aktualitet

Gjithçka nisi për një vend parkimi, si ndodhi plagosja në Shkodër/ Breshëri plumbash pas sherrit mes dy ‘ish-shokëve’

2 Shtator 2020, 10:43 Nga DOSJA
Gjithçka nisi për një vend parkimi, si ndodhi plagosja në

SHKODËR– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku i lënduar mbeti 38-vjeçari Tonin Larushku, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gazetari Senad Nikshiqi, ka bërë me dije detaje të reja dhe motivin me sherrin mes të rinjve që degradoi më pas në përdorimin e armëve,

I plagosuri Larushku dhe autori Luverdo Kola, i cili është shpallur nën kërkim janë përplasur gjithë kohës me njëri-tjetrin, 29-vjeçari ka një lokal ndërsa përballë tij është një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të të plagosurit. Një ditë para se të ndodhte plagosja, të dy ishin konfliktuar për vendparkimin e një makinë pranë lokalit të Kolës dhe më pas përplasja është agravuar dhe palët kanë përdorur dhunë fizike.

Në një moment një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri makinën e Kolës, ndërsa ky i fundit është larguar duke iu shpëtuar plumbave. Sapo është ndjerë i sigurtë, 29-vjeçari ka shkuar tej mjeti i tij dhe i ka ndjekur për disa metra dhe duke i prerë rrugën. Në këtë moment mjeti në të cilin ndodhej edhe Tonin Larushku ka frenuar me shpejtësi dhe të gjithë kanë dalë jashtë për të vazhduar përplasjen. Pikërisht në këtë moment, 29-vjeçari Luverdo Kola ka hapur pak xhamin e makinës dhe ka qëlluar mbi 38-vjeçarin duke e plagosur në bark. Pasi e ka plagosur autori është larguar me shpejtësi, ndërkohë që është ende në kërkim.

Sipas burimeve të dy palët kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin por kohët e fundit për shkak të bizneseve që kanë pranë, mes tyre kanë nisur dhe debatet. Ndërkohë Policia e Shkodrës vijon ende punën për kapjen e autorit të plagosjes, ndërsa ende nuk janë gjendur gëzhojat edhe pse raportohet të jetë qëlluar në dy raste.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luverdo kola shkoder te shtena ne shkoder tonin larushku luverdo kola shkoder te shtena ne shkoder tonin larushku

Sondazh

Poll