Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Shpërthen analisti i njohur: S’ka shtet, vetëm njerëz që e mjelin si lopë

11 Prill 2019, 20:09 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit/ Shpërthen analisti i njohur: S’ka shtet,

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi grabitjen spektakolare që ndodhi në pistën e aeroportit të Rinasit, në datën 9 Prill.

Lubonja tha se nuk ka shtet dhe se atë e përdorin disa njerëz thjesht për interesat e tyre, duke e “mjelë si lopë”.

Thuhet shpesh ka rënë shteti. Problemi i madh është, a kemi patur ndonjëherë shtet? Përgjegjësia është e ndarë. Koncesionari apo kontraktori mund të jenë përgjegjës, por këtu është përgjegjës shteti, sepse nuk ka shtet, por njerëz që kanë kapur shtetin dhe e mjelin si lopë. Mendojnë vetëm si të përdorin shtetin për qëllimet e tyre për tu pasuruar.”,  u shpreh Lubonja.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur 2 ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

Marrë nga TPZ.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja grabitja ne rinas fatos lubonja grabitja ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 19:45

Del fotoja, si kishte ndryshuar pamjen Admir Murataj

Në emisionin Opinion janë publikuar foto të pasaportës greke të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve të vrarë më 9 Prill 2019 gjatë grabitjes së miliona Eurov...