Aktualitet

Zbardhen emrat/ Ky është i riu që u plagos në Shkodër, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

1 Shtator 2020, 15:09 Nga DOSJA
Zbardhen emrat/ Ky është i riu që u plagos në Shkodër,

SHKODËR– Janë identifikuar të përfshirët në plagosjen me armë zjarri në Elbasan. Mësohet se i plagosur me armë zjarri ka mbetur Tonin Larushku, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës. Ndërsa në kërkim është shpallur Luverdo Kola, autori i plagosjes, 29 vjeç banues në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, Kola, si pasojë e një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri Larushkun. Ky i fundit ndodhet në spital për ndihmë mjeksore. Ndërsa Kola është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë Shkodër. Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luverdo kola plagoset tonin larushku shkoder luverdo kola plagoset tonin larushku shkoder

Sondazh

Poll