TIRANË- Këshilli Bashkiak i Gjirokatrës ka shpallur sot qytetar nderi mjekun e njohur, Tritan Kalo. Është vetë mjeku që ka bërë publik këtë lajm, ku shprehet se është një vlerësim i madh për të. Në një postim në mediat sociale, Kalo shprehet se nuk e kishte menduar që puna dhe përkushtimi i tij do të tërhiqte vëmendje e do të vlerësohej kaq lart.
Më tej ai shprehet se është thellësisht i prekur nga ky nderim për të dhe shton se njërezit gjithmonë e kanë njohur dhe vlerësuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë.
REAGIMI I PLOTË
Kohë Kovodiane….QYTETAR NDERI i qytetit të GJIROKASTRËS….Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si BIR të NDERUAR të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë TROJET ARBËRORE…..Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash KALO, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit….Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi….
PA shumë FJALË por THELLËSISHT i prekur….NJERËZIA gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë-dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore “GJI-ROK-ASTRA” nuk është gjë tjetër, veçse: “Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata/ato që i konsideron vlera, Astra/Yje” për vete, për Vendin dhe për Shqiptarinë….NUKU e di nëse jam vërtet një i tillë, POR ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan KALO, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi…. Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!
Mjeku Tritan Kalo nuk është i vetmi që është nderuar nga qyteti i tij i lindjes. Pak javë më parë dhe mjeku Pëllumb Pipero mori titullin qytetar nderi i Skraparit, për kontributin e tij në mjekësinë shqiptare.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pesë persona, drejtues mjetesh, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe kanë shkelur rregullat e qark...
SHKODËR– Janë identifikuar të përfshirët në plagosjen me armë zjarri në Elbasan. Mësohet se i plagosur me armë zjarri ka mbetur Tonin Larushku, 38 vje&cced...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat zyrtare nga pandemia e koronavirusit për 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ...
SHKODËR– Tonin Larushku, 38 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në orën 16:20, në z...
LEZHË- Policia Rrugore e Lezhës ka vijuar kontrollet në rrugë gjatë muajit gusht dhe ka ndëshkuar shoferët problematikë. Në një njoftim për mediat bëhet m...
Një qytetar njoftoi Policinë e Tiranës në Komisariatin Dixhital për berberin e lagjes dhe dyshimet e tij se aty shpërndahej hashash si dhe pihej kokainë. Sipas ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitirliu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID-19 227 qytetarë.Njoftimin mini...