Aktualitet

Shqiptari dhe shokët e tij vranë çiftin homoseksual në Maltë/ Policia: Nuk ishte qëllimshme, autorët u konfliktuan me vik

1 Shtator 2020, 17:35 Nga DOSJA
Shqiptari dhe shokët e tij vranë çiftin homoseksual në

MALTË–  Policia në Maltë ka përjashtuar versionin se vrasja e çiftit homeseksual është vrasje me pagesë. Në bazë të deklaratës  së policisë është hedhur poshtë vrasja e qëllimshme nga ana e të akuzuarve, shqiptarit Daniel Muka dhe maqedonasit Victor Dragomanski, mbi të cilët rëndojnë edhe një sërë akuzash për vjedhje.

Mediat malteze shkruajnë se nuk ka asnjë shenjë hyrje me forcë në banesë, por duket se ka pasur një luftë të shkurtër mes autorëve të krimit dhe njërit prej viktimave, Chris Pandolfino.

Ndërkohë komisioneri i Policisë Angelo Gafa është shprehur se policia po e trajton vrasjen për arsye të grabitjes. Megjithatë provat e zbuluara deri më tani kanë ngritur dyshime se vjedhja mund të ketë qenë një taktikë e mundshme devijimi të vëmendjes për shkak se shumë sende të çmuara në shtëpi nuk janë vjedhur.

Prania e burrave në shtëpi në kohën e grabitjes gjithashtu ngriti pikëpyetje sepse viktima Pandolfino mbërriti 19 minuta para se vrasësit e dyshuar të hynin në shtëpi. Të dyshuarit u larguan vetëm katër minuta më vonë.

Pandolfino u gjet në hyrjen e shtëpisë së tij me katër plagë me armë zjarri, një në kokë, një tjetër në qafë dhe dy në gjoks, ndërsa partneri i tij, Ivor Maciejowski u gjet me një plagë në kokë.

Shqiptari i akuzuar edhe më herët për krime, u arrestua afërsisht një javë më vonë pasi policia zbuloi makinën me të cilën u arratis.

Makina mbante targa të vjedhura, armë të rreme, një pajisje për të prishur frekuencat e radios dhe disa bizhuteri që besohet të jenë marrë nga Pandolfino.

Ndërsa i dyshuari i tretë është identifikuar si shtetasi danez Jesper Kristiansen. Ai u arrestua në Cadiz, Spanjë pasi u arratis nga Malta dhe do të duhet të përballet me një gjyq ekstradimi përpara se të akuzohet në Maltë.

Burimi: LovinMalta

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet chris pandolfino daniel muka ivor maciejowski shqiptari i akuzuar per vrasjen e dyfishte chris pandolfino daniel muka ivor maciejowski shqiptari i akuzuar per vrasjen e dyfishte

Sondazh

Poll