Sport

Tronditet klubi i Premier League, 8 lojtarë rezultojnë me koronavirus, 4 prej tyre ishin në Mykonos

27 Gusht 2020, 10:33 Nga DOSJA
Tronditet klubi i Premier League, 8 lojtarë rezultojnë me koronavirus,

Angli– Chelsea ka marrë një goditje të fortë pasi disa lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirs ddhe tani duhet të izolohen. Skuadra e Frank Lampard ishte rikthyer në Cobham këtë javë, ndërsa përgatiteshin për sezonin e ardhshëm. Klubi londinez nuk ka zbuluar emrat e lojtarëve, por konfirmoi se disa futbollistë janë duke ndjekur udhëzimet e qeverisë në lidhje me karantinën.

Siç raporton “The Sun”, Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic dhe Fikayo Tomori janë në izolim pasi udhëtuan për në Mykonos. Sidoqoftë nuk dihet nëse këto katër lojtarë, të cilët akoma nuk janë rikthyer në stërvitje, kanë kontaktuar virusin apo nëse janë në karantinë si një masë paraprake.

Ditën e shtunë, Chelsea do të zhvillojë edhe një miqësore me Brighotn në “Amex Stadium”, si një skemë pilot e qeverisë ndeshja do të luhet nën praninë e 2,500 tifozëve, por duke ruajtur distancnën.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelseas klubi anglez mount pulisic chelseas klubi anglez mount pulisic

Sondazh

Poll