Art&Argëtim

Britney Spears nuk ka asnjë të drejtë në financat e saj! Pas babait, vendimet në lidhje me jetën e këngëtares i kalojnë

26 Gusht 2020, 14:47 Nga DOSJA
Britney Spears nuk ka asnjë të drejtë në financat e saj! Pas

SHBA– Pasi hodhi në gjyq babain e saj në mënyrë që ai të mos kishte më në dorë financat e saj dhe të drejtat për të vendosur në lidhje me jetën personale, tani gjërat kanë kaluar në dorën e motrës së Britney Spears.

Dokumentet e gjyqit tregojnë se Jamie Jynn është emëruar si kujdestarja për të mbrojtur pasurinë e këngëtares dhe detyra e saj kryesore është që të kujdeset se trashëgimia do ti kalojë dy djemve të Britney-t, në rast se ajo ndërron jetë.

Ishte portal “The Blast” ajo që bëri të ditur se motra e saj është emëruar administruese e besuar e financave të këngëtares.

Kujtojmë se gjykata vendosi në gjyq që të drejtën e kujdesit ndaj Britney e ka sërish babai i saj deri më 1 shkurt të vitit 2021 pavarësisht ankimimit që bëri në gjyq.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britney spears këngëtare motra pasuri britney spears këngëtare motra pasuri

Sondazh

Poll