Art&Argëtim

“Ai s’ka bukë të hajë”/ Rozana Radi sulmohet pasi publikoi videon e hajdutit: S’më duhet fare, janë

25 Gusht 2020, 16:42 Nga DOSJA
“Ai s’ka bukë të hajë”/ Rozana Radi sulmohet

TIRANE– Ditën e djeshme, Rozana Radi publikoi pamje nga kamerat e sigurisë së dyqanit të saj, ku shihet një djalë duke vjedhur para nga kasa. Pavarësisht veprimit të të miturit, ka patur nga ata komentues në rrjet që e kanë kritikuar Rozanën për postimin në fjalë.

Rozana ka bërë dhe një tjetër postim në Instagram në lidhje me videon e publikuar.

“S’të vjen turp që e postove, ai s’ka të hajë, ti bëhesh e keqe…”, ishin këto disa nga komentet në videon e Rozanës. Por, kjo e fundit ka patur dy fjalë për kritikat.

“Të më vijë keq për një hajdut, cilado qoftë mosha e tij, nuk është se më ndodh, e s’ka për të ndodhur kurrë. Të më tregosh se sa lekë kam nuk është pazari juaj se s’mi keni falur dhe nuk më ndihmuat ju për të ngritur biznesin tim”, -ka shkruar ndër të tjera Rozana, teksa ka publikuar foto nga biznese të tjera, ku shihen fëmijë nën moshën 18-vjeç duke kryer vjedhje.

Postimi i plotë i saj:

Mbrëmë në dyqanin tim ka ndodhur një vjedhje. Një djalë ( të cilit nuk ja di as moshën ka hyrë dhe ka marrë një shumë parash). Pasi publikova videon e aktit vërëshuan komentet të tipit: S’të vjen turp që e postove ai ska të hajë ti ke dhe bëhesh e keqe aq me tepër që duket se është minoren ( shumica e këtyre mesazhe ishin gra).Tani më lejoni të them dy fjalë për xhestin e publikimit të kësaj video nga unë.

1-Djali në video i ka marrë me radhë të gjithë butiqet e Tiranës ( keni dhe fotot në vijim) dhe sipas info që më dërguan shumë pronar/e butikësh në inbox, janë një rrjet të rriturish që i kanë rekrutuar dhe i nxjerrin në masë për të vjdedhur.

2- Të më vijë keq për një hajdut kushdo qoftë mosha e tij nuk është se më ndodh e s’ka për të më ndodhur

3- Të më tregosh sa lek kamë nuk ëhstë pazari juaj se s’mi keni falur dhe muk më ndihmuat ju për të ngirtur biznesin tim.

4 E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nënë nivelin mesatar të intiligjencës.Ndaj mednoj që shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë. Ju sygjeroj të mos rrini instagrameve duke më mësuar si t’ja fal djersën time një hajduti por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e alrta, për punëtorët që po i pushojnë nga puna në masë, për tv që po mbyllen e po lihen rrëgëve qindra punëtor në kohë pandemie, për bukën që hamë që mban brenda 100000 pislliqe. Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersën time! Kam filluar dita ditës bindem ta lej këtë vend, jo sepse nuk e dua por njërëzit si ju më bëjnë të mos e pëlqej ajrin e mëngjesit’ ka shkruar në postim këngëtarja.

 

 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi) on

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rozana radi vjedhje rozana radi vjedhje

Sondazh

Poll