Art&Argëtim

FOTOT/ Djali me një gisht tepër në secilën dorë: Nuk e kam problem fare, më ndihmojnë të fitoj në video-lojëra

25 Gusht 2020, 16:43 Nga DOSJA
FOTOT/ Djali me një gisht tepër në secilën dorë: Nuk e

INDI– Një djalë nga India ka lindur me 12 gishta, nga një në secilën dorë. “DailyMail” i ka dedikuar një artikull të riut Faizan Ahmad Najar, i cili është shprehur se nuk e ka fare problem pasi gishtat e ndihmojnë që të fitojë në video-lojra.

12-vjeçari thotë se gishtërinjtë shtesë e kanë ndihmuar atë të shkëlqejë në kriket, sportin e tij të preferuar dhe lojëra video online si Clash Squad, mirëpo ka edhe momente që kërkon të ndryshojë.

‘Ndonjëherë, por jo shpesh, mendoj pse vetëm unë? Por në përgjithësi, unë kam disa miq të mirë në shkollë që më bëjnë të mos ndihem keq. Dua të bëhem mjek. Unë dua të trajtoj pacientët që kanë lindur ndryshe..kështu si unë  në mënyrë që askush të mos mund t’i ngacmojë ose t’i tallë. Për fat të mirë ky nuk është rasti im pasi unë jetoj në fshat,”-është shpehur i mituri.

Faizan Ahmad Najar ka 12 gishta sepse ka lindur me gjendjen “congenital hexadactyly”, që do të thotë gjashtë shifra dhe prek 1 në 1.500 bebe.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete faizan ahmad najar indi faizan ahmad najar indi

Sondazh

Poll