Art&Argëtim

DY PËRBALLJET/ Rama ‘natë e ditë’ negociata për qetësimin e gjakrave, Kombëtarja shkon më 4 shtator në Bjellorusi

25 Gusht 2020, 19:58 Nga DOSJA
DY PËRBALLJET/ Rama ‘natë e ditë’ negociata për

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në vitin e tij si drejtues i OSBE-së është ‘sfiduar’ me krizën politike në Bjellorusi. Prej kohësh situata është tensionuar pas zgjedhjeve, kjo pasi Lukashenko doli fitues përballë kandidates së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, por BILD zbuloi se votimet ishin të manipuluara dhe kjo gjë nxorri popullin në protestë.

Rama si kreu i OSBE-së është i përfshirë në negociata për uljen e tensioneve në vend, duke marrë parasysh që Lukashenko ka deklaruar hapur se nga karrigia e presidentit mund ta largojnë vetëm të vdekur.

Por rrugët mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, do të kryqëzohen sërish. Më 4 shtator, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me Bjellorusinë për një ndeshhje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të luhet në Bjellorusi, mirëpo nuk dihet nëse ekipi kombëtar do të shoqërohet nga Rama. Mbase kreu i qeverisë, i cili së fundmi është ‘përfshirë’ maksimalisht me negociatat, në shenjë “vullneti të mirë” do shkojë vetë bashkë më djemtë e Kombëtares.
Por ka edhe një tjetër problem… Duke marrë parasysh situatën e fundit, a duhet luftuar për fitore?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale alexander lukashenko bjellorusi vs shqiperi edi rama liga e kombeve alexander lukashenko bjellorusi vs shqiperi edi rama liga e kombeve

Sondazh

Poll