Sport

“Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën”, Stankovic bën diplomatin dhe analizon bardheblutë: Jam këtu vetëm për futbo

24 Gusht 2020, 18:44 Nga DOSJA
“Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën”,

TIRANË– Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë ditën e martë duelin për turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi nis në orën 20:00 në stadiumin kombëtar. Mediat në serbi e kanë fryrë këtë ndeshje duke i dhënë ngjyra politike kësaj përballjeje, por trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic mendon vetëm për ndeshjen dhe sipas tij ka ardhur në Tiranë vetëm për futboll dhe se i vjen keq që nuk do të ketë tifozë.

“Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, e ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Do të shohim si do të shkojë takimi.Në radhë të parë, të vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit. “

Dejan Stankovic jep një opinion edhe për Tiranën ai tregon se sa e njeh kundërshtarin ndërsa në konferencë tregoi se Tirana vinte si favorit duke ju referuar fjalëve të Egbos që than ë Tbilisi se zoti do të jetë me ne

“Me sa kam kuptuar unë, trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Nëse ju mendoni se ne jemi favorit, atëherë jam dakord me ju. Mendoj se Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë, e treguan edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilis.

Në fund Dejan Stankovic foli edhe për atmosferën në Tiranë duke mos e ndjer presionin e të qenit serb, trajneri u ndal edh edhe te futbolli shqiptar i pyetur sa mirë e njeh ai, përgjigja e teknikut ishte.

“Nuk kam ndjerë asnjë presion në Shqipëri.  Ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari në fushën e lojës. Nuk e njoh shumë futbollin shqiptar. Di që trajner i Kombëtares ka qenë Panucci dhe De Biazi, njoh dhe disa lojtarë shqiptarë që luajnë në Europë, vetëm kaq.” Përfundon Stankovic.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda dejan stankovic tirana crvena zvezda dejan stankovic tirana

Sondazh

Poll