Aktualitet

Arian Çani braktis TVKlan për AbcNews? Mediat flasin për lëvizje të bujshme, gazetari hesht

25 Gusht 2020, 09:24 Nga DOSJA
Arian Çani braktis TVKlan për AbcNews? Mediat flasin për

TIRANË– Emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në ekranin e Tv Klan, siç ka ndodhur deri më sot. Sipas Newsbomb, në këtë sezon të ri, Çani do ta transmetojë emisionin e tij në kanalin “Abc News”.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TVKlan, për t’u transferuar në AbcNews, apo bëhet fjalë vetëm për mbyllje kontrate. Vetë drejtuesi i “Zonë e Lirë”nuk ka konfimuar asgjë në lidhje me këtë lëvizje, ndërkohë që të tjera media shkruajnë se nuk është e vërtetë. 

Sipas mediave të tjera, ky është një lajm për të krijuar ‘tymnajë’ dhe se Arian Çani, po punon për të ndërtuar studion e tij në TvKlan, për ta risjellë me një format të ri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arian cani tv klan zone e lire ne abcnews arian cani tv klan zone e lire ne abcnews

Sondazh

Poll