Aktualitet

U fut në dhomën e motorëve, gjendet i vdekur 63-vjeçari shqiptar në Greqi, anija mbante flamurin kuqezi

25 Gusht 2020, 08:33 Nga DOSJA
U fut në dhomën e motorëve, gjendet i vdekur 63-vjeçari

GREQI– Një 63-vjeçar i identifikuar si Ndue Nikolli është gjetur i pajetë në një anije shqiptare në Greqi. Ka qenë agjenti i anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, ai që ka gjetur shqiptarin e rënë në tokë pa ndjenja në dhomën e motorëve ta mjetit lundrues.

Më pas ai ka infomuar Autoritetin Qendror Portual të Amaliapolis. Nikolli është transportuar më pas në spital me anë të një ambulance, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej më asgjë për të. Shqiptari kishte pësuar infarkt, ashtu si edhe bëri me dije ekspertiza. 

Anija ishte ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private, “TSINGELI”, në Almyros. Shqiptari i ndjerë ishte future në dhomën e motorëve për ta pastruar atë, dhe nuk dihen rrethanat se si mund të jetë rënë në tokë e si mund të ketë humbur jetën.

Më herët u gjet një tjetër shqiptar i vdekur në Greqi. Bëhet fjalë për një 58-vjeçar, u cili u gjet në një parcelë me ullishte në Kavalla të Greqisë. Ai ishte vrarë me dy plumba në kokë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet shqiptari i vdekur greqi ndue nikolli gjendet shqiptari i vdekur greqi ndue nikolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 07:06

KUKËS– Bjeshkët në Shqipëri të godasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pushtuar. Mes kësaj bukurie, ndod...