Aktualitet

Projekti u prek banesat, banorët në “Vasil Shanto”, përplasen me INUV dhe policinë, pas disa orësh negociim marrin komp

25 Gusht 2020, 08:57 Nga DOSJA
Projekti u prek banesat, banorët në “Vasil Shanto”,

TIRANË- Ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e një banese në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur kundërshtinë nga ana e banorëve. Mësohet se 3 pronarët e banesës ka hipur në tarrancën e shtëpisë dhe nuk ka lejuar fadromën që ta shembë.

Ata kërkjnë që të marrin kompesimin e duhur e më pas INUV të vazhdojë me shembjen. Më tej situata ka agravuar, aq sa një nga banorët ka hedhur tjegulla në drejtim të punonjësve të INUV. “Ca policë, hale m*ti. Më sill letra atë bëj”, mësohet t’u ketë thënë ai efektivëve.

Ndërkohë edhe e zonja e shtëpisë thotë se është gatshme të lirojë banesën, por vetëm në momentin që do të marrë kompensimin. “Të më japë lekët, le të bëhet rruga, po të më japin lekët. Po s’më dhanë lekët, ku të shkoj unë, në hënë? E kemi me hipotekë, legalizim”, dëgjohet të thotë ajo.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Gjata, shtëpia e të cilit duhej shembur sipas projektit për të zgjeruar rrugën, hipi mbi çati dhe filloi të hidhte tjegulla dreht forcave të policisë dhe të INUV, pasi nuk donte ta lironte shtëpinë.

Pas disa orësh konflikt, familja Gjata ra dakort që në këmbim të pronës së tij të merrte 202.5 milionë lekë kompensim dhe e liroi shtëpinë. Por pak minuta pas kalimit të parave në llogarinë e tij, u dërgua në komisariat. Kompensimi prej 180 milionësh i është kaluar edhe familjes tjetër, që kishte banesën ngjitur me Gjatën. Shembja e objekteve po bëhet për projektin që bashkon rrugën “Tish Daija” dhe “Robert Shvarc”.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet banesa tek vasil shanto tensione tek “vasil shanto” shembet banesa tek vasil shanto tensione tek “vasil shanto”

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 07:06

KUKËS– Bjeshkët në Shqipëri të godasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pushtuar. Mes kësaj bukurie, ndod...