Aktualitet

Eksperti i Shëndetit Publik flet për vdekjet nga Covid-19, Dasho: Nuk raportohen humbjet e jetëve, dje mësova 5 emra të rin

25 Gusht 2020, 08:38 Nga DOSJA
Eksperti i Shëndetit Publik flet për vdekjet nga Covid-19, Dasho: Nuk

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ngre dyshime për besueshmërinë në raportimin e shifrave të viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thekson se ka një mungesë transparence, sa i përket personave që kanë humbur jetën dhe atyre që janë aktualisht të infektuar.  Madje thekson se vetëm dje kanë marrë vesh 5 emra të tjerë, të cilët janë kuruar në Turqi.

“Së fundi, vetëm në një bisedë një orëshe dje, mësova të paktën pesë emra të rinj të cilët ishin trajtuar nga COVID në Turqi. Ndërkohë çdo ditë dëgjojmë termin idiot të “personave që humbin betejën me COVID”, reminishencë e muajve të karantinës kur COVID quhej armik dhe përpjekja për kontrollin e tij luftë.”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

COVID NË SHQIPËRI: A KA DIÇKA QË MUND TË BESOJMË?! Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, dje u raportuan mbi 150 të shtruar, duke përmbushur edhe një tjetër prej kritereve të alertit që ministria dhe komiteti përcaktuan vetë në maj.

Paralelisht u raportuan edhe 40 raste të tjerë të cilët janë “shëruar” nga COVID por ende mbahen në spital. Ndërkohë janë edhe rastet e dyshuara, pra persona tek të cilët kuadri klinik, laboratorik apo imazherik flet për COVID, por që testin e tamponit e kanë negativ. Të dhënat jo zyrtare, flasin se këta persona janë më të shumtë në numër se personat e konfirmuar me COVID në dy spitalet COVID 1 dhe 2. Qytetarë të shumtë raportohet se janë duke u ndjekur në shtëpi, deri edhe me burime oksigjeni dhe procedura të avancuara mjeksore si CPAP.

Së fundi, vetëm në një bisedë një orëshe dje, mësova të paktën pesë emra të rinj të cilët ishin trajtuar nga COVID në Turqi. Ndërkohë çdo ditë dëgjojmë termin idiot të “personave që humbin betejën me COVID”, reminishencë e muajve të karantinës kur COVID quhej armik dhe përpjekja për kontrollin e tij luftë.

Nuk raportohen personat që humbasin jetën nga grupi i pacientëve të dyshuar (që mendohet se janë të paktën aq sa ata që raportohen), personat që humbin jetën pasi dalin nga spitali dhe personat që vdesin në shtëpi. Që në fillim të epidemisë i kam quajtur vdekjet si i vetmi informacion i besueshëm, i raportuar deri diku saktësisht, por në kushtet e reja të krijuara pas mesit të qershorit, unë kolegët dhe qytetarët kemi të drejtë të kërkojmë transparencë dhe të pyesim: SA TË SËMURË NGA COVID KEMI NË SPITALET TONA DHE SA TË VDEKUR NGA COVID KA NË SHQIPËRI?! A KA MBETUR NË KËTË VEND NJË BURIM INFORMACIONI TË CILIT MUND T’I BESOSH?!

Ndërkohë në Shqipëri COVID-19 është përhapur gjerësisht. Ditën e djeshme humbën jetën edhe 4 persona të tjerë dhe janë konfirmuar 178 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 254. Aktualisht janë 3938 raste aktive.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 07:06

KUKËS– Bjeshkët në Shqipëri të godasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pushtuar. Mes kësaj bukurie, ndod...