Aktualitet

“Jam marangoz dhe invalid”/ Italia kërkon ekstradimin e ‘xhaxhait’, ambasadorit të Ndrangheta-s në Shqipëri, Bujar S

25 Gusht 2020, 09:02 Nga DOSJA
“Jam marangoz dhe invalid”/ Italia kërkon ekstradimin e

TIRANË– Italia kërkon ektradimin e Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe si “Xhaxhai” i cili i arrestua një muaj më parë në operacionin ku u godit banda ndërkombëtare e drogës.

Dosja.al mëson se Sejdinaj, i cili akuzohet se është përfaqësues i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, pritet të ektradohet drejt vendit fqinj, ku do të japë llogari pasi bashkë me një person, të identifikuar si Adrian Cekini, kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë, për llogari të një klani mafioz.

61-vjeçari, Bujar Sejdinaj me origjinë nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë u arrestua më 23 korrik nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine. Ai kishte rolin e “ambasadorit” të bandës në zonën e Ballkanit, dhe punonte për llogari të familjes mafioze “Bellocco”, e cila trafikon drogëra të forta nga Shqipëria, Argjentina dhe Costa Rica.

Vetë Sejdinaj, i ka mohuar akuzat, ndërsa ka shtuar se ka punuar si marangoz në Laç dhe është invalid.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar sejdinaj bujar sejdinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 07:06

KUKËS– Bjeshkët në Shqipëri të godasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pushtuar. Mes kësaj bukurie, ndod...