Aktualitet

Dhunuan bashkëshortet, arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim

25 Gusht 2020, 07:11 Nga DOSJA
Dhunuan bashkëshortet, arrestohen tre persona në Durrës,

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona në dhunë në familje. Mësohet se në prangat e Policisë kanë rënë A.Ll., 30 vjeç, E.I., 36 vjeç dhe K.U., 56 vjeç, të cilët akuzohen se kanë dhunuar gratë dhe bashkëjetueset e tyre. Sipas policisë E.I., 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku gjatë orëve të fundit ka arrestuar dy persona dhe ndaluar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në durrës arrestohen 3 persona në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 07:06

KUKËS– Bjeshkët në Shqipëri të godasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pushtuar. Mes kësaj bukurie, ndod...