Aktualitet

40 ditë pas vdekjes së 16-vjeçares shqiptares, pritet nga momenti në moment ZBARDHJA e bisedave telefonike, avokati i familj

24 Gusht 2020, 19:49 Nga DOSJA
40 ditë pas vdekjes së 16-vjeçares shqiptares, pritet nga

GREQI– Kur kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Trikala të Greqisë, avokati i familjes zbulon se brenda javës hetimet do të zbardhin të plotë se ç’ndodhi natën që e reja doli nga shtëpia për të takuar një djalë.

Në një intervistë për mediat greke, avokati Dimistris Samartzis ka bërë me dije se pritet rezultati i komunikimeve telefonike të së miturës natën e 15 korrikut, duke shtuar se “hapja e telefonave do të jetë me rëndësi katalitike”.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Një muaj më parë e gjithë Greqia po merrej me këtë çështje … papritmas nuk dihet më asgjë, çfarë ndodhi?

Avokati: Hetimet vazhdojnë normalisht. Si dhe analizat e provave nga laboratorët. Erdhën pushimet e gushtit dhe mediat nuk po kërkojnë më informacione sa më parë.

Pyetje:  Kur pritet të zbardhen tabulatet telefonike?

Avokati: Është një proces që kërkon kohë, i cili varet nga shumë faktorë, por pritet të ndodhë nga dita në ditë. Është proces me rëndësi katalitike.

Pyetje: Çfarë tregojnë videot e mbledhura? A u gjet ndonjë gjë e re përtej asaj që është bërë e njohur?

Avokati: Nga pamjet e kamerave që janë mbledhur deri më tani, janë përjashtuar mundësi të ndryshme dhe të dyshuar të mundshëm, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme duke pasur parasysh që fillimisht ishin ta hapura të gjitha mundësitë. Por nuk ka asgjë të re. 

Pyetje: A ka përfshirje të njerëzve të tjerë?

Avokati: Përfshirja e palëve të treta është diçka që na ka preokupuar ne dhe autoritetet që nga momenti i parë, hetimet janë kryer dhe deri më tani nuk është zbuluar asgjë thelbësore.

Maria Hyseni, 16-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë pak javë më parë në Trikala. Ajo është gjetur pranë një kishe me dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup. Mediat vendase kanë raportuar, se e reja është rrëzuar nga një godinë, por familjarët e saj këmbëngulin se vajza e tyre është vrarë pasi thonë se ende nuk janë marrë shenjat e gishtave nëse është ngjitur vetë në skelat nga supozohet se është rrëzuar apo me një person tjetër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dimistris samartzis greqi maria hyseni dimistris samartzis greqi maria hyseni

Sondazh

Poll