Mjeku reanimator Artur Hatia: Shqipëria do të jetë në këtë situatë deri në muajin tetor, situata është e vështirë, p
24 Gusht 2020, 16:23Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku reanimator Artur Hatia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se vendimi për hapjen e shkollave është i drejtë, sepse faktet kanë treguar se koronavirusi ka shumë pak përhapje tek fëmijët.
“Vendim i duhur është për shkollat, sepse tek fëmijët ka pasur pak raste. Ka shqetësim, por nuk ka të dhëna që fëmijët janë një rrezik i madh. Ka shqetësim që mësuesi mund të përhapë, ndodh, por të dhënat faktike tregojnë se tek fëmijët nuk ka përhapje të madhe, sidomos në grup-moshat nga klasa e parë tek e nënta”, tha Hatia.
Më tej, Hatia u shpreh se situata nga Covid-19 paraqitet e paprecedent, duke vlerësuar se pacientët tashmë duhet të trajtohen nëpër lagje.
“Situata është e vështirë, e ngarkuar, kapacitetet janë afër limiteve. E gjitha ka ndikuar edhe tek personeli. Ju keni dëgjuar edhe Italinë, që thoshin jemi tmerruar, kemi qenë keq etj. Situata është vërtetë e rëndë. Nuk ishim mësuar me kaq humbje jetësh. Kemi përjetuar situata të rënda në këta kohë, ka pasur njerëz që nuk ia kanë dalë dot të luftojnë koronavirusin.
Ne përpiqemi të krijojmë lidhje të forta me pacientët. Në mendimin tim, është me rëndësi që Covid-19 të kapet në kohë dhe kështu edhe terapia nis herët. Do sugjeroja rritjen e numrit të testeve, në funksion të trajtimit. Jam për fillimin e trajtimit të menjëhershëm të Covidit. Pas testimit, me ta të merren mjekët e familjes nëpër banesa. Kështu ulet numri i pacientëve në spitale. Duhet të nisim trajtimin e pacientëve nëpër shtëpi”, tha mjeku Hatia.
Në fund, Hatia deklaroi se situata nga koronavirusi në vendin tonë mund të vazhdojë e tillë edhe për së paku 2 muaj të tjerë, në tetor dhe në nëntor.
“Kam përshtypjen se në këtë situatë do mbetemi deri në tetor apo nëntor 2020. Fakti që tek ne numri i viktimave nga koronavirusi është i ulët ne raport me rajonin është patjetër në favorin tonë. Unë jam që të dalim, të testojmë dhe të nisim mjekimin pranë familjes. Kjo do të ishte me kosto më të ulët. I mëshoj parandalimit me mjekim. Të gjithë pacientet vdesin në terapi intensive, fatkeqësisht”, përfundoi Hatia.
FIER– Detaje të reja kanë dalë në lidhje me nëntë të infektuarit me Covid-19, që janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fier. Mësohet se katër nga ras...
ELBASAN– Dy persona nga Peqini kanë ndërruar jetë, dhe kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, pasi u është tamponi pas vdekjes. Ndërkohë në qytet janë k...
TEPELENË– Nëntoka e Shqipërisë fsheh thesare. Një i ri nga fshati Turan i Tepelenës ka bërë një zbulim arkeologjik teksa punonte tokën e tij.Teksa gërrmont...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për të gjithë javën në vendin tonë. Sipas SHMU-së, duke filluar nga dita e sotme, pjes...
POGRADEC– Dirjan Rusi, 30 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Pogradecit, ngjar...
Aktualitet24 Gusht 2020, 15:11
GREQI– Pamje të tjera janë publikuar nga radhët e krijuara para Ambasadës Shqiptare në Athinë, ku emigrantët janë paraqitur për të tërhequr mjetet e identifikim...
TIRANË– Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bë...
TIRANË- Ministra e Shëndetësisë konfirmoi katër viktima dhe 178 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftimi...
MALLAKASTËR– Ndërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës, Fatmir Rrokaj. I riu nga fshati Varibop i Mallakastrës, ishte i aftë që të kryente veprime m...