Aktualitet

Ishte zhdukur pa nam e nishan prej disa ditësh, gjendet 27-vjeçarja shqiptare në Greqi. ZBARDHET letra e lamtumirës: S’dur

24 Gusht 2020, 17:50 Nga DOSJA
Ishte zhdukur pa nam e nishan prej disa ditësh, gjendet 27-vjeçarja

GREQI– Gjendet 27-vjeçarja shqiptare, Antonia Nikolla, e humbur disa ditë më parë në Greqi. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar Policinsë se nëna e 4 fëmijëve ishte kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi.

Megjithatë ende nuk dihen arsyet e largimit të saj nga banesa. E reja kishte folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht, ndërkohë në shtëpi i kishe lënë edhe një letër lamtumire.

LETRA E LAMTUMIRËS:

Dua t’ju kërkoj falje, por nuk mund të duroj më. Kam duruar shumë deri më tani. Të kam dashur dhe të dua shumë! Nuk do ta harroj se si më shikuan ato sy ditën e parë që u takuam sepse ti më vështron ashtu edhe sot! Më pëlqen të shihem në sytë e tu sepse më admiron dhe më tregon se sa e rëndësishme jam për ty! Do të më mungojë shumë përqafimi yt! Faleminderit për tre krijesat e vogla që më dhurove, faleminderit për këtë familje të bukur që më dhurove. Merrni vajzat tona dhe shëroje shpirtin e tyre. Të dua shumë! Antonia…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonia nikolla greqi antonia nikolla greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2020, 15:11

GREQI– Pamje të tjera janë publikuar nga radhët e krijuara para Ambasadës Shqiptare në Athinë, ku emigrantët janë paraqitur për të tërhequr mjetet e identifikim...