Aktualitet

E RËNDË! Aksident në Suk të Roskovecit, dy kushërinjtë përplasen me njëri-tjetrin, ndërron jetë një 30-vjeçar

24 Gusht 2020, 19:21 Nga DOSJA
E RËNDË! Aksident në Suk të Roskovecit, dy

ROSKOVEC– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Suk të Roskovecit, ku një 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi një makinë ka përplasur motorin e tij.

25-vjeçari, i identifikuar si Romino Hatija, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga viktima.

I riu Aldi Hatija është dërguar fillimisht në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë nga plagët e marra. Ndërsa shoferi i makinës, 25-vjeçari është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshohet se viktima po drejtonte një mjet pa drita dhe në momentin e aksidenti nuk është pikasur nga shoferi i makinës. Ajo që e bën ngjarjen më të rëndë është fakti që viktima dhe autori i ngjarjes janë kushërinj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në suk roskovec aksident në suk roskovec

Sondazh

Poll