Aktualitet

“Të gjithë jemi pro mësimit”, ekspertja e shëndetësisë skeptike për hapjen e shkollave: Duhet të jetë një plan më

24 Gusht 2020, 18:20 Nga DOSJA
“Të gjithë jemi pro mësimit”, ekspertja e

TIRANË- Ekspertja e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Liljana Shyqyriu, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit Faxnews, ka shprehur opinionet e saj lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave në vend.

Shyqyriu shprehet se të gjithë janë pro mësimit dhe askush nuk qëndron kundër hapjes së shkollave në parim, por ajo thekson se plani i Ministrisë së Shëndetësisë është i vakët pasi përfshin vetëm pjesën e protokollit të hapjes dhe nuk ka një strategji për hapat e mëvonshëm. Koordinimi i të gjitha strukturave shëndetësore në këtë proçes janë çelësi i suksesit në luftën kundër pandemisë sipas ekspertes së Partisë Demokratike.

“Të gjithë jemi pro mësimit. Unë mendoj se Ministria e Shëndetësisë po bën një test në lidhje me nxënësit dhe po sheh se si kjo situatë do të eci në sistemin parauniversitar ku ka miratuar dhe rregullat me të cilat këto shkolla do hapen. Problemi qëndron se ministria nuk ka miratuar hapin e dytë se çfarë do të ndodhi në këto shkolla. Shkollat janë hapur dhe në Gjermani por rritja e të infektuarve në këto institucione ka bërë që të mbyllen prapë. Sugjerimi im do ishte koordinimi i të gjithave strukturave dhe këtë e shoh si një domosdoshmëri të këtij proçesi. Në fillim ka patur moskoordinim mes strukturave të vetë Ministrisë së Shëndetësisë, ku mjeku i familjes u fut me vonesë dhe ndodhi ajo që të gjithë e pamë.”-tha Shyqyriu.

Marrë nga FaxWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi liljana shyqyriu koronavirusi ne shqiperi liljana shyqyriu

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2020, 15:11

GREQI– Pamje të tjera janë publikuar nga radhët e krijuara para Ambasadës Shqiptare në Athinë, ku emigrantët janë paraqitur për të tërhequr mjetet e identifikim...