Aktualitet

Moti nis me ‘tekat’! Sërish reshje dhe stuhi deri në mes të javës… më pas përvëlim, plazhistët mos të shqetësohe

24 Gusht 2020, 15:29 Nga DOSJA

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për të gjithë javën në vendin tonë. Sipas SHMU-së, duke filluar nga dita e sotme, pjesa më e madhe në vendin tonë pritet që të karakterizohet nga një situatë e paqëndrueshme, por gjithçka është e përkohëshme. 

Zonat e ulëta pritet që të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa pjesa tjetër karakterizohet nga vranësirat. Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet. 

Edhe temperaturat do të pësojnë rënie për shkak të reshjeve, por do të zgjasë pak. Vendi do të përballet sërish me të nxehtin të enjten dhe të premten.

POSTIMI I PLOTË:

E hëna do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona. Situatë të paqendrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve. Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet. Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë. Valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor. Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit shërbimi meteorologjik ushtarak. parashikimi i motit shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2020, 15:11

GREQI– Pamje të tjera janë publikuar nga radhët e krijuara para Ambasadës Shqiptare në Athinë, ku emigrantët janë paraqitur për të tërhequr mjetet e identifikim...

Aktualitet 24 Gusht 2020, 14:00

FUSHË KRUJË– Në vitin 1996 ndodh një plagosje në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ndërmjet dy familjeve dhe shkaku ishte vjedhja e produkteve bujqësore...