Sherr mes fqinjëve në Pogradec, burri plagos 30-vjeçarin me thikë, i riu përfundon në gjendje të rëndë në spital
POGRADEC– Dirjan Rusi, 30 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Pogradecit, ngjarja ka ndodhur në Pogradec, në orën 16:45, të pasdites së sotme.
Mësohet se Fatos Çoçka banues në fshatin Zagorçan, Pogradec, pas një sherri për motive të dobëta me fqinjin e tij, Rusin, e ka goditur këtë të fundit me thikë dhe e ka lënë të plagosur.
Sherri mes tyre ka nisur fillimisht në lokalin e fshatit me preteksin; “pse më flet”, gjë që hedh dyshime se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.
30-vjeçari Rusi aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën. Ai mësohet se ka marrë palgë të shumta në trup. Ndërsa autori i ngjarjes është vënë në pranga.
Njoftimi i Policisë Pogradec:
Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet menjëherë autori i dyshuar. Më datë 24.08.2020, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F. Ç., banues në këtë fshat, kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit dhe reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Drejtoresha e Arsimit Zamira Gjini flet për procesin mësimor: Do ketë mësime online, turne e nëturne, shumë orë do jenë
TIRANË– Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bë...
ISHP-ja: Na pret një vjeshtë e vështirë, rriten rastet me Covid-19 dhe shtohen virozat stinore
TIRANË– Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri vjeshta pritet të sjellë rritje të rasteve me koronavirus. Veç virusit pandemik, në qarku...
Shifra rekord rastesh me koronavirus në vend/ 178 të infektuar nga pandemia, 4 të vdekur në 24 orët e fundit
TIRANË- Ministra e Shëndetësisë konfirmoi katër viktima dhe 178 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftimi...
Ndërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës, u “harrua” në një fshat të Mallakastrës/ Si u kthye aftësia në ‘m
MALLAKASTËR– Ndërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës, Fatmir Rrokaj. I riu nga fshati Varibop i Mallakastrës, ishte i aftë që të kryente veprime m...
Katër viktima dhe 78 të infektuar, del bilanci i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja si janë shpërndarë rastet e reja me
MAQEDONI E VERIUT– Katër persona kanë humbur jetën dhe 78 të tjerë janë raportuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.Mediat vendase raporto...
ME VIDEO/ Predha në plazhet e Sarandës! Zbulohen nga turisti çek, vetëm 20 metra pranë bregut: U trondita! Mu duken si shis
Në këtë plazh, jo më shumë se një kilometër në veri të qytetit të Sarandës, një turist çek ka zbuluar dhjetra predha mortajash vetëm 20 metra larg bregut...
Përse po digjen makinat? Mekanikët tregojnë gabimet që bëjnë shoferët në Shqipëri
Këto njolla të zeza që shihni janë të një automjeti që u dogj pak minuta pas mesnatës së të dielës në zonën e “Kodrës së Diellit”. Dyshimet e policisë janë që z...
Mbytet një person në plazhin e Vlorës, trupi iu gjet pranë detit pa shenja jete
VLORË– Një person është gjetur i pajetë rreth të 60-ave, pranë Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës.Paraprakisht dyshohet se personi i pajetë është mbytur...