Sport

“Mund të ngrihet një dron gjatë ndeshjes”, klubi i Tiranës frikësohet dhe kërkon ndihmën e policisë së shtetit

24 Gusht 2020, 11:03 Nga DOSJA
“Mund të ngrihet një dron gjatë ndeshjes”, klubi i

TIRANË -Tirana-Crvena Zvezda do të luhet ditën e martë ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Një përballje që edhe pse do të luhet pa tifozë, rreziku se mund të ndodhin trazira është prezent. Nuk do të harrohet ndeshja e vitit 2015 në Serbi ku në Beograd u ngrit droni i famshëm gjë që solli acarimin e tifozëve vendas dhe më pas ndeshja nuk u zhvillua.

Sipas burimeve të “Top Channel”, një grup personoash, jo tifo-grupi “Fanatics”, mund të ngrejnë një dron me mesazh patriotik gjatë ndeshjes. Duke mos pasur të qartë se ideja e cilëve është kjo klubi kërkoi ndihmën e policisë në mënyrë që diçka e tillë mos ndodhi pasi do sillte dënim të mundshme të Tiranës nga ana e Uefa-s e kjo do i penalizonte jo pak në rrugën e tyre në Europë.

Me siguri ditën e nesërme masat e sigurisë do të jenë të larta, ndërkohë që pritet të ketë rrugë të bllokuara, si dhe forca rendi që do të ndalojnë afrimin pranë stadiumit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda tirana crvena zvezda tirana

Sondazh

Poll